Arrestohet oficerja e policisë në SHBA, vrau një shtetas me ngjyrë
15 Prill 2021 |
10:32
Një agjente policie, që qëlloi për vdekje një motorist me ngjyrë në Minesota të Shteteve të Bashkuara, do të akuzohet për vrasje.
Oficerja Kim Potter është arrestuar dhe po mbahet nën kujdes policor.
Ajo thotë se e qëlloi shtetasin Daunte Wright aksidentalisht, pasi ngatërroi pistoletën me plumba me atë paralizuese. Duke reaguar, avokati i familjes Wright deklaroi se vrasja kishte qenë e qëllimshme dhe përdorimi i forcës i paligjshëm.
Si agjentja Potter ashtu dhe shefi i policisë Tim Gannon kanë dhënë dorëheqjen nga departamenti i policisë së Brooklyn Center, por sërish vrasja ka shkaktuar netë të tëra protestash të dhunshme dhe përplasjesh me forcat e rendit.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta