Franca bëhet vendi i tretë në Europë që tejkalon 100 mijë viktima nga COVID-19

15 Prill 2021 | 19:48

Franca është bërë vendi i tretë në Europën perëndimore që ka tejkaluar shifrën e 100 mijë viktimave nga COVID-19.

“Nuk do të harrojmë asnjë fytyrë, e asnjë emër”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

“Që prej fillimit të pandemisë, 100 mijë gra e burra francezë kanë humbur betejën ndaj virusit. Të gjithë mendojmë për familjet e tyre, të dashurit e tyre, për fëmijët që kanë humbur një prind, apo gjysh, të afërmit dhe miqësitë e ndërprera”.

Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet shtete në Europën perëndimore që e kanë tejkaluar pragun e 100 mijë fataliteteve nga COVID-19.

Në Francë është aktualisht në fuqi një shtetrrethim i pjesshëm, teksa ritmet e vaksinimeve janë cilësuar si të ngadalëta në krahasim me disa prej shteteve të tjera të BE.

Në masa përfshihet mbyllja e shkollave, ndalimi i udhëtimeve ndërqytetëse dhe mbyllja e të gjitha dyqaneve të cilësuara si jo esenciale.

Në mes të dhjetorit ka hyrë në fuqi dhe ora policore, ndërsa restorantet, baret, palestrat, kinematë dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura që prej tetorit.

Shkollat pritet të rihapen në datën 26 prill, ndërsa qeveria ka paralajmëruar lehtësimin e masave nga mesi i majit.

Autoritetet kanë parashikuar që 20 milionë banorë, rreth 38 për qind e popullsisë së rritur të Francës, të ketë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në maj.

Franca ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë Europën, mbi 5.2 milionë, ndërsa aktualisht numri i pacientëve në terapi intensive ka tejkaluar 5.900.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026