Macron takon ushtarët ukrainas, shteti i vetëm që i stërvit në territorin e vet
Për herë të parë, presidenti Emmanuel Macron u takua me ushtarët ukrainas që po stërviten në territorin francez.
Në bazën e fshehtë ushtarake në lindje të Francës, çdo gjë është bërë në përputhje me kushtet e fushës së betejës, si këto llogore që janë gërmuar posaçërisht për stërvitje.
Personelit ushtarak francez iu desh të përshtatej me nevojat e ushtrisë ukrainase në luftën e tyre kundër pushtuesit rus.
“Një kërcënim specifik që duhet të marrim parasysh gjatë stërvitjes janë dronët. Na u desh të përshtateshim ndaj këtij kërcënimi kur gërmuam llogoret dhe alternuam kamuflazhin”, u shpreh një ushtare grua.
Në 2 muajt e ardhshëm, 2.300 ushtarë ukrainas do të stërviten në këtë kamp. Shumica e tyre janë rekrutë të rinj që nuk kanë mbaruar as trajnimin bazik.
“Ata u stërvitën për pak javë në Ukrainë para se të vinin në Francë. Ne po u mësojmë ekspertizën dhe taktikat tona. Po e bëjmë këtë në partneritet, si një shkëmbim dijesh”, tha një ushtar.
Franca është vendi i parë që stërvit një brigadë të tërë ukrainase në territorin e saj. Vizita u krye përpara vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, për bisedime kokë më kokë me Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)