Tensionet Rusi-Ukrainë, Zelenskiy në Paris: Mjaft më në dhomën e pritjes të BE-së

16 Prill 2021 | 19:19

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takuan të premten në pallatin Elize, ku zhvilluan një takim kokë më kokë dhe një video-konferencë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ukraina i ka kërkuar Evropës më shumë mbështetje në përballjen e saj me Rusinë, përfshirë këtu anëtarësimin e saj në NATO.

Duke folur për gazetën “Le Figaro” përpara takimit me Macron, Zelenskiy deklaroi se, “nëse BE dhe Franca na konsiderojnë një anëtar të vërtetë të familjes evropiane, atëherë duhet të veprojnë në sintoni”.

“Siguria e Evropës varet nga ajo e Ukrainës. Ndaj nuk mund të mbetemi përgjithmonë në dhomën pritëse të BE-së apo NATO-s”, u shpreh presidenti ukrainas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026