Lamtumira e fundit e Princit Philip, ceremoni e kufizuar prej pandemisë

17 Prill 2021 | 16:05

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabetë, i cili u nda nga jeta një javë më parë në moshën 99-vjeçare.

Ceremonia ishte e kufizuar vetëm me 30 persona si pasojë e masave anti-COVID.

Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin  duka  e projektoi vetë.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin e varrimit të Princit Philip.

Princi William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore.

Lexoni gjithashtu:

Përgatitjet për funeralin e princit Philip, familja mbretërore bëhet gati t’i japë lamtumirën e fundit

Nga Britania në Australi, kambana dhe të shtëna në nder të Princit Philip

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026