Rusia arreston diplomatin ukrainas, akuzohet për marrje të “informacioneve sekrete’
Rusia ka ndaluar një diplomat ukrainas pasi e akuzon se ka marrë informacione sekrete nga agjencia e sigurimit.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), agjencia kryesore e sigurimit në vend, tha të shtunën se Alexander Sosonyuk, konsulli i Ukrainës në Shën Pjetërburg është arrestuar ditën e premte gjatë një takimi me një shtetas rus ku ai kishte marrë “informacione shtetërore nga databaza e agjencive ligj zbatuese dhe FSB-së”.
“Këto aktivitete nuk janë në përputhje me statusin e punonjësit diplomatik dhe janë qartazi armiqësore ndaj Federatës ruse”, thuhej më tej në deklaratën e FSB.
Kievi nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht arrestimit të diplomatit. Zv-ministri i Jashtëm Yevgeny Yenin tha të shtunën: “Sipas praktikave ekzistuese dhe parimeve të reciprocitetit, Ukraina po përgatitet t’i japë një përgjigje për diplomatët rusë”.
Arrestimi vjen në mesin e një situate mjaft të tensionuar midis dy shteteve , teksa Rusia vazhdon të përforcojë prezencën e trupave ruse në kufirin në lindje të Ukrainës.
Lexoni gjithashtu
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta