Të lirë për të udhëtuar, Australia dhe Zelanda lejojnë të kalojnë pasagjerë pa karantinë e teste

19 Prill 2021 | 14:15

Pas një kohe të gjatë izolimi, Australia dhe Zelanda e Re kanë nisur të rihapin udhëtimin mes tyre të ashtuquajtur ‘bubble’, që do të thotë se udhëtarët mes dy vendeve nuk janë të detyruar të futen në karantinë.

Kjo është një mundësi për shumë familje që të takojnë të afërmit e tyre me të cilët janë shkëputur  që nga nisja e pandemisë.

Pasagjerët rrëfejnë emocionet e para duke mos ndalur edhe lotët.

“Jam shumë e emocionuar, kanë kaluar 16 muaj që nga koha kur kam takuar familjarët e mi, jam e emocionuar”, u shpreh Sherie Marshall.

“Ndiej një përzierje emocionesh, gëzim, trishtim. Gjëja me e rëndësishme  është që fëmijët të shohin njeri tjetrin  dhe të takohemi me të sapolindurit të cilët ende nuk I kemi parë”, tha më tej Wilana Rawiri.

“Po është e mrekullueshme, ka kaluar një kohë kaq e gjatë, është mahnitëse të takoj mbesën e cila ë vetëm 10 muajshe”, tregoi  Lauren Young.

Ka vetëm pak kufizime, sikundër maska e cila është e detyrueshme gjatë udhëtimit, por nuk është e nevojshme të kesh një test anti covid  apo një dëshmi vaksinimi.

Pasagjerët duhet të futen në një zonë të gjelbër larg udhëtarëve të tjerë  dhe duhet të pranojnë se do të gjurmohen me një aplikacion nëse do të jetë i nevojshëm kontakti, për çdo rast.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026