Prokurorët e Përgjithshëm në SHBA kërkojnë një “transferim paqësor të pushtetit”

5 Nëntor 2024 | 15:27

Prokurorët e përgjithshëm nga 47 shtete dhe tre territore të SHBA-së po u bëjnë thirrje qytetarëve të veprojnë në mënyrë paqësore dhe të “dënojnë paraprakisht çdo akt dhune që mund të lidhet me rezultatet e zgjedhjeve.”

Po ashtu, prokurorët e përgjithshëm nga Distrikti i Kolumbisë dhe territoret amerikane, përfshirë Samoan e Amerikës, Ishujt Mariana Veriore dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara, e kanë mbështetur këtë deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje çdo amerikani të votojë, të angazhohet në diskutime civile dhe, mbi të gjitha, të respektojë integritetin e procesit demokratik,” theksojnë ata.

“Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik; ne do të ushtrojmë autoritetin tonë për të zbatuar ligjin ndaj çdo akti të paligjshëm që e kërcënon atë,” shprehen më tej.

Frika nga dhuna zgjedhore vazhdon të jetë e pranishme gati katër vjet pas revoltës së mbështetësve të Trump në Kapitolin e SHBA-së, ku ata përpiqeshin të ndalonin certifikimin e zgjedhjeve.

Në vend që të dënojë dhunën gjatë fushatës së tij, Trump u angazhua se do t’i falë ata që ishin të arrestuar dhe tregoi mbështetje për ata që kishin luajtur një rol në sulmin e 6 janarit.

E gjitha kjo ka bërë që masat e sigurisë në Capitol Hill të rriten ndjeshëm këtë të martë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026