Kritiku i Kremlinit në spitalin e burgut, gjendja e Navalny “e kënaqshme”
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është dërguar në spitalin e burgut rus ku po u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Ndërkohë zëdhënësi i presidentit Putin ka deklaruar se rasti i 44-vjeçarit nuk mund të përdoret nga Perëndimi për interesat e tij.
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është transferuar në spitalin e burgut, ku sipas autoriteteve gjendja shëndetësore e tij është “e kënaqshme”.
Më herët gjatë ditës BE dhe Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë se do të përballet me pasoja nëse kritikut të Kremlinit i ndodh diçka.
“Gjendja shëndetësore e të burgosurit dhe gjithë të dënuarve në territorin e Federatës Ruse s’mund dhe s’duhet të përdoret për interesat e vendeve të tjera”, reagoi zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov.
Navalny ka qenë në grevë urie prej 20 ditësh, në shenjë proteste ndaj mungesës së vëmendjes mjekësore, në burgun 180 km në lindje të Moskës.
Shërbimi i burgjeve ka deklaruar se ai po kontrollohet nga një doktor dhe se ka pranuar të marrë vitamina.
Gushtin e kaluar, 44-vjeçari u helmua me agjent nervor dhe mbijetoi pasi u mjekua në Gjermani.
Lexoni gjithashtu:
Franca, Gjermania dhe SHBA paralajmërojnë Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e Navalny
Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij
Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny, avokatët tregojnë gjendjen e tij në burg
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta