Gjyqi për vrasjen e Floyd, trupa gjykuese pritet të japë vendimin për ish-oficerin e akuzuar Chauvin

20 Prill 2021 | 08:32

Amerika është duke pritur vendimin e gjykatës për Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen e George Floyd.

Minneapolis vijon të jetë i përfshirë nga protestat të ngjashme si ato që shpërthyen një vit më parë pas vrasjes së 46-vjeçarit afro-amerikan, protestues që kundërshtojnë dhunën policore e kërkojnë drejtësi për George Floyd.

Pasi u dëgjuan argumentet përmbyllëse, trupa gjykuese prej 12 personash gjashtë prej të cilëve janë me ngjyrë, kanë filluar të diskutojnë.

Prokuroria argumentoi se majin e kaluar  Chauvin ia mori jetën Floyd në një mënyrë që edhe një fëmijë e dinte se është gabim.

“Çfarë është ajo që ju duhet të vendosni në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës dhe çështjen e shkakësisë, fakti është aq i thjeshtë, sa një fëmijë mund ta kuptojë atë. Në fakt, një fëmijë e kuptoi atë, kur vajza nëntë vjeçare tha, ‘largohu prej tij’. Kaq e thjeshtë ishte”,  argumentoi prokurori Blackwell.

Avokati Nelson hodhi poshtë pretendimin e prokurorëve se Chauvin e mbyti Floydin, duke thënë se vdekja e tij u shkaktua pjesërisht nga përdorimi i drogës dhe një problem në zemër.

“Kur risheh tërësinë e provave, kur risheh ligjin dhe i përfundon të gjitha brenda një analize të plotë, të sinqertë, shteti nuk ka arritur të vërtetoje argumentet e veta përtej një dyshimi të arsyeshëm, dhe për këtë arsye, z. Chauvin duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat”, u shpreh avokati mbrojtës i Chauvin.

Ish-oficeri akuzohet për vrasje të shkallës së dytë e vrasje të shkallës së tretë.

Akuza më e rëndë e çon deri në 40 vjet burg.

Teksa trupa gjykuese është tërhequr të gjithë janë duke pritur për vendimin final.

Garda Kombëtare është në patrullim ndërsa presidenti Joe Biden ka bërë thirrje për qetësi.

Lexoni gjithashtu:

Gjyqi për George Floyd, ish-polici i akuzuar për vrasje refuzon të dëshmojë në gjyq

Gjyqi për George Floyd, dëshmia e mjekut: Nuk vdiq nga mbidoza, por mungesa e oksigjenit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026