Vaksina për Ballkanin Perëndimor, Austria dërgon deri në gusht 651.000 doza të vaksinës Pfizer
Vendi anëtar i Bashkimit Evropian, Austria konfirmon se deri në muajin gusht planifikon të dërgojë në shtete e Ballkanit Perëndimor 651,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian për të siguruar ndihmë për vendet fqinje dhe Afrikën.
Dozat nisin të shpërndahen nga fillimi i muajit maj në bazë të nevojave. Në një dalje për mediat, Komisioneri Evropian për zgjerimin Oliver Varhely konfirmoi se këto vaksina janë planifikuar për punonjësit shëndetësor dhe grupet më vunerabël.
Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.
Komisioni Evropian në muajin janar bëri me dije planet e tij për një mekanizëm të ndarjes së vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të pasohet nga të tjera dërgesa.
Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë, ndërsa katër vendet e tjera jo- anëtare të BE-së kanë pasur më pak sukses. Në Bosnjë, mungesa e vaksinave ka shkaktuar në protesta masive në rrugë.
“Me këtë iniciativë ne po tregojmë se nuk po e lëmë rajonin pas,” – tha Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg në një konferencë për mediat.
Austria ka negociuar një marrëveshje midis BioNTech Pfizer dhe vendeve pritëse.
“Këto doza nuk janë nga kuota kombëtare. Këto janë doza vaksinash që Bashkimi Europian siguroi në mënyrë të qartë që nga fillimi për qëllimin e shpërndarjes së tyre tek partnerët,” – u shpreh Schallenberg, qeveria e të cilit përballet me zhgënjimin në rritje të publikut me ritmin e ngadaltë të vaksinimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dyshimet për vaksinat, BE mund të humbasë qëllimin për të injektuar 70% të të rriturve brenda verës
- Evropa lehtëson kufizimet, në Hungari e Serbi rihapen shkollat, në Sllovaki e Zvicër, restorantet
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta