Sezoni turistik në Greqi, nga 14 maji hiqen masat, rifillojnë fluturimet

21 Prill 2021 | 09:59

Greqia është hapur sërish për biznes.

Udhëtarët mund të hyjnë në vend përmes 9 aeroporteve në tokë, ose ata të ishujve, ose duke kaluar kufirin në veri të vendit.

Një test anti-COVID me rezultat negativ është i nevojshëm.

“Greqia ka vendosur të hapë zyrtarisht kufijtë më 14 maj. Kjo nuk ka ndryshuar. Ajo që po bëjmë është se po vendosim gradualisht në vend të gjitha sistemet për kontrollin dhe sigurinë e lidhjeve me vendet e tjera. Ndërsa do të heqim kufizimet e udhëtimeve më 14 maj, ne do të heqim gradualisht edhe ato të brendshme si për restorantet, për grumbullimet dhe për zonat arkeologjike, disa prej të cilave janë të hapura edhe tani”, u shpreh Harry Theoharris, ministër i Turizmit i Greqisë.

Vizitorëve do t’u duhet të plotësojnë të njëjtat kushte sikurse vendasit.

Vendi ndodhet nën izolim kombëtar, me pak subjekte të hapura për publikun. Parqet, plazhet dhe zonat arkeologjike janë të aksesueshme, por çdo gjë tjetër është e mbyllur.

“Dielli dhe deti mund të shijohen mirë në Greqi, por e vërteta është se përveç kësaj nuk ka se çfarë të bësh. Me baret dhe restorantet e mbyllura dhe lëvizjen e kufizuar, qeveria greke i mban pritshmëritë të ulëta për efektet e hapjes së turizmit”, raportoi Symela Touchtidou, gazetare e Euronews.

Hotelet janë të hapura për vizitorët, me protokolle të shtuara për higjenën.

“Që nga fillimi i pandemisë, masat kanë evoluar shumë. Kemi marrë udhëzime të reja e të përditësuara nga qeveria rreth një javë më parë dhe natyrisht jemi të angazhuar t’i përmbushim të gjitha ato”, u shpreh më tej Pilippe Roux Desarps, menaxher i një resorti.

Menaxheri është optimist për sezonin turistik.

“Mendoj se kam të gjitha arsyet për të qenë. Mendoj se ka një kërkesë të shtuar në vende të ndryshme. Njerëzit duan të vijnë në Greqi. E shohim në trafikun e website-t tonë, tek telefonatët dhe email-et që marrim. Ka një dëshirë të madhe për të ardhur në Greqi”, tha ai.

Hotelet sezonale pritet të hapen në qershor, ndërkohë që shumë linja ajrore ndërkombëtare kanë njoftuar fluturime shtesë për në Greqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026