Diskutimi për kufijtë në Ballkan, Stano: Çështjet e hapura të adresohen pa hyrë në terrene të rrezikshme
Pas publikimit të një “letre” që thuhej të ishte e përpiluar nga kryeministri i Sllovenisë dhe i ishte dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ardhur reagimi i BE.
Qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian është që të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve do të zgjidhet bazuar në ligjet dhe parimet e BE-së pa u futur në aventura të rrezikshme.
“Duhet të punohet për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, që është edhe logjika e procesit të integrimit evropian. Të gjitha çështjet e hapura midis vendeve duhet të adresohen në një proces që nuk hyn në terrene të rrezikshme dhe mbështetet në ligjet dhe parimet e BE,” – tha zëdhënësi i BE-së, raporton DW.
Një letër e tillë ku ishin përpiluar lëvizje të kufijve në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë e Kroaci është kundërshtuar ashpër nga Gjermania e kancelares Angela Merkel.
Ministri gjerman për Evropë ka thënë se çfarëdo rivizatimi i kufijve është rrugë e rrezikshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kemi një marrëveshje”: BE do të reduktojë emetimet me të paktën 55% deri në 2030
- Ekspertët e BE rekomandojnë etiketa paralajmëruese për trombozën në vaksinën J&J
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta