“Lironi Alexey Navalny”, rikthehen protestat në Rusi, arrestohen mbi 1500 persona
Më shumë se 1500 persona janë arrestuar nga policia gjatë protestave të zhvilluara në Rusi ku bëhet thirrje që të lirohet nga burgu kreu i opozitës, Alexey Navalny.
Protesta më masive u regjistrua në Moskë ku mijëra demonstrues marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur ndezur dritat e telefonave e duke shpalosur pankarta ku shkruhej “Liri për Navalny”.
Ekipi i kritikut të Kremlinit kishte bërë thirrje për protesta pas raporteve se 44-vjeçari ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe jeta e tij është në rrezik.
“Çështja kryesore e protestës është kërkesa që doktorët të lejohet të vizitojnë Navalny. Por ky është vetëm një shkak, unë personalisht erdha sepse nuk dua të jetoj në Rusi në këto kushte. Nuk dua të jetoj në një vend ku kam frikën e luftës. Dhe tani jam shumë e frikësuar”, u shpreh Valeria Rokhmistrova, protestuese.
“Së pari ata erdhën për Navalny, më pas erdhën për të gjithë ne. Është shumë shqetësuese çfarë po ndodh me të e mund t’i ndodh çdokujt” u shpreh një tjetër protestues.
Protestat sikundër ishin paralajmëruar u zhvilluan në shumë qytete përfshirë edhe Shën Petersburg.
Navalny i cili ka qenë në grevë urie për disa javë është transferuar në një spital të burgut ku autoritetet shprehen se gjendja e tij është e kënaqshme.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta