Doza false të vaksinës Pfizer në Meksikë dhe Poloni, injektohen 80 persona

22 Prill 2021 | 07:56

Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Pfizer në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se në Meksikë dhe Poloni janë identifikuar doza false të kësaj vaksine duke nënvizuar se kriminelët po shfrytëzojnë fushatën e vaksinimit në të gjithë botën.

Rreth 80 njerëz në një klinikë Meksikë kanë marrë dozën false të vaksinës, fatmirësisht nuk është raportuar për probleme shëndetësore.

Autoritetet polake thanë se askush nuk kishte marrë vaksinën e falsifikuar, pasi dozat false u sekuestruan në kohë në banesën e një personi.

Dozat e rreme të vaksinave mund të jenë të lehta për t’u dalluar nga ato reale, shprehen ekspertët, sepse ato që janë legjitime për momentin ofrohen vetëm nga autoritetet shtetërore duke shtuar se të gjitha vaksinat që mund të ofrohen në faqet në internet janë false e potencialisht të dëmshme.

Lexoni gjithashtu:

100 milionë vaksinime në Evropë, Von Der Leyen: 50 milionë doza të tjera nga Pfizer

Vaksina e Pfizer/BioNTech 100% efektive për grupmoshën 12-15 vjeç

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026