Vijon lehtësimi i masave, Franca heq kufizimet e brendshme

22 Prill 2021 | 12:32

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal konfirmoi të mërkurën se kufizimet e udhëtimeve të brendshme dhe certifikatat e nevojshme për t’i kryer ato do të hiqen më 3 maj, bashkë me rihapjen e disa parqeve dhe pikave kulturore që do të ndodhë disa ditë më vonë.

 “Më 3 maj ne presim të heqim kufizimet për udhëtimet e brendshme, që përfshijnë lejen e kalimit dhe lëvizjen ndër rajonale. Ndërkohë, nga mesi i majit disa parqe dhe pika kulturore do të rihapin gjithashtu dyert. Ndërsa subjektet që kanë qenë të mbyllura, disa prej të cilave për muaj të tërë, do të hapen në mënyrë progresive brenda verës,” – u shpreh Attal.

Danimarka po hapet më shpejt nga sa kishte planifikuar fillimisht dhe nga e mërkura u lejon restoranteve t’u shërbejnë klientëve në ambiente të mbyllura, nëse ata janë të vaksinuar kundër coronavirusit, apo nëse mund të tregojnë një test me rezultat negativ.

“Sot ne po hapim me mundësinë për të shërbyer si brenda edhe jashtë. Po fillojmë me tavolinat jashtë, ku mund të shërbejmë më lirshëm dhe mund të presim njerëzit që të shijojnë ushqimin dhe kafenë në kuptimin e vërtetë të fjalës, për herë të parë në disa muaj,” – tha Darcy Millar, një pronar kafeneje.

Edhe Greqia është e hapur për biznes. Udhëtarët mund të hyjnë në vend nga një prej nëntë aeroporteve në territorin tokësor, nga ata të ishujve, ose duke kaluar kufirin në veri të vendit. Prova e vaksinimit ose një test negativ i COVID-19 do të duhet të merren me vete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026