Rusia tregon forcën në Krime, në mesin e tensioneve me Ukrainën, dërgon ushtarë e anije luftarake

22 Prill 2021 | 15:01

Rusia nisi një stërvitje të mëdhe ushtarake në Krime nën mbikëqyrjen personale të Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu duke shfaqur në këtë formë edhe forcën e saj në kufirin jugor të Ukrainës që ka nxitur shqetësim të madh në Kiev dhe Perëndim.

Ministria e mbrojtjes ruse  publikoi  një video ku tregohen  trupat ushtarake  që largohen për në zonën e stërvitjes jo shumë larg qytetit Kerch të Krimesë. Ministria bëri me dije se shefi i saj Shoigu udhetoi me helikopter mbi zonat ku janë vendosur trupat e pajisjet ushtarake dhe kontrolloi gatishmërinë e forcave detare dhe tokësore.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se stërvitjet do të përfshinin më shumë se 10,000 ushtarë dhe më shumë se 40 anije luftarake.

Një aksion i tillë vjen një ditë pasi shefi i Kremlinit u shpreh se Rusia do të përgjigjet shpejt ndaj çdo provokimi duke paralajmëruar që të mos kalohet vija e kuqe.

Presidenti Vladimir Putin është shprehur ai ishte në dijeni të një ftese nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për t’u takuar në rajonin e Donbass për të diskutuar krizën por pa dhënë një përgjigje nëse e kishte pranuar apo jo. Përqendrimi i forcave në Krime, të cilën  Rusia ia aneksoi  Ukrainës në 2014, është pjesë e një dislokimi shumë më të madh të trupave ruse.

Diplomati i lartë i BE-së Borell konfirmoi se Rusia ka mbledhur rreth 100,000 trupa pranë kufirit. Më herët ministri i jashtëm i Ukrainës u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të tregonin se ishin të përgatitur për të ndëshkuar Moskën me sanksione të reja, duke përfshirë përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT, për të penguar në këtë mënyrë që  Kremlini të përdorë më shumë forcë ushtarake.  

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nënshkroi një ditë më parë një ligj që lejon rezervistët të thirren për shërbimi ushtarak pa u njoftuar më parë për mobilizim.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026