BE ka në plan të vaksinojë 70% të popullsisë së rritur deri në korrik

23 Prill 2021 | 16:46

BE ka në plan të vaksinojë 70% të popullsisë së rritur, duke u siguruar që ata të kenë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 deri në muajin korrik.

Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të arrijë vaksinimin e popullsisë më herët sesa pritej, falë një rritje në dërgesat e vaksinave.

“Ne kemi besim se do të jemi në gjendje të rrisim ambicien tonë dhe të themi se duam që 70% e popullatës së rritur në Evropë të vaksinohet deri në muajin korrik,” tha Ursula von der Leyen.

Objektivi fillestar i përcaktuar nga Komisioni Evropian ishte vaksinimi i 70% të popullatës së rritur deri në fund të verës, diku në muajin shtator.

Znj. Von der Leyen e bëri publik njoftimin në lidhje me objektivin e ri, ndërsa vizitoi fabrikën e prodhimit të vaksinës Pfizer në Puurs, Belgjikë, së bashku me Kryeministrin belg Alexander De Croo, CEO i Pfizer Albert Bourla dhe me bashkë-themeluesin e BioNTech, Özlem Türeci.

Komisioni Europian bëri të ditur ditën e premte se ka arritur një marrëveshje të re me kompaninë PfizerBio’N’Tech për blerjen e 1.8 miliardë dozave të vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila vizitoi të premten fabrikën e prodhimit të vaksinave

“Po punojmë me PfizerBio’nTech mbi një kontratë të re. Kjo marrëveshje parashikon dorëzimin e 1.8 miliardë dozave nga viti 2021 deri në vitin 2023, dhe në ditët në vijim do të firmosim kontratën. Kjo do të na lejojë të rrisim imunitetin ndaj virusit dhe të jemi të përgatitur për çdo eventualitet”, u shpreh Ursula Von Der Leyen.

Duke folur në një konferencë për shtyp në fabrikën e prodhimit të vaksinave në Belgjikë, von der Leyen deklaroi se Komisioni Europian mund të përfshijë në listpn e vaksinace dhe ato që janë të zhvilluara në bazë proteinike.

“Po shohim mundësinë e shtimit të vaksinave, për shembull ato me bazë proteinike të cilat kanë potencial të lartë efektshmërie. Por gjithçka do të varet dhe nga potencialet e kompanive me të cilat do të bëjmë marrëveshje, sa mundësi kanë ato që të përmbushin zotimet dhe është pikërisht ajo cka Pfizer dhe Bion’tech kanë bërë. Arritëm ti kalonim vështirësitë e fillimit”, tha Ursula Von Der Leyen.

Vaksinat aktuale që po zhvillohen nga kompanitë farmaceutike Novavaks dhe Sanofi janë shembuj të vaksinave me bazë proteinike. Von der Leyen nënvizoi rëndësinë e besueshmërisë si faktor kyç në marrëveshjet që do të nënshkruan në të ardhmen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026