Misioni i tretë i Space X, katër astronautë u nisën nga stacioni i NASA
Këtë të premte Agjencia Space X nisi katër astronautë në orbitë . Ky është fluturimi i tretë në më pak se një vit për kompaninë e miliarderit Elon Musk.
Agjencia hapësinorë Space X, kreu me sukses nisjen e anijes kozmike e cila u ngrit të premten në mëngjes nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida me një ekuipazh prej 4 astronautësh, përfshirë edhe një astronaut nga Agjencia Hapësinorë Evropiane
Shane Kimbrough dhe Megan McArthur nga NASA, Thomas Pesquet i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Akihiko Hoshide i Agjencisë Hapësinore Japoneze janë pjesë e ekuipazhit, për misionin që do të zgjasë afërsisht gjashtë muaj.
Kjo është hera e parë që agjencia me pronësi të miliarderit Elon Musk përdor një anije kozmike te ricikluar Crew Dragon dhe raketa Falcon 9 për një mision ekuipazhi.
Anija pritet të arrijë në stacion pas një fluturimi 23 orësh, nga ku më pas Crew-2 do të kalojë shumë kohë në studime shkencore. Stacioni hapësinor është një platformë unike shkencore, që u mundëson studiuesve të monitorojnë klimën globale të planetit tonë, ndryshimet mjedisore dhe rreziqet natyrore.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta