Francë, sulmi me thikë i merr jetën polices, Macron: S’do ndalemi së luftuari terrorizmin islamik

23 Prill 2021 | 18:18

Një punonjëse policie humbi jetën pas një sulmi me thikë pasditen e sotme në një stacion policie në Francë.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të policisë në Rambuje, në jugperëndim të Parisit, teksa punonjësja e policisë, e njohur me emrin Stéphanie, 48 vjeçe, po kthehej nga pushimi i drekës. Ajo vdiq në vend pasi u godit në pjesën e qafës.

Agjencia Franceze e Lajmeve tha se agresori, ishte një 36-vjeçar me origjinë nga Tunizia, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një tjetër punonjës policie.

Ngjarja ka vënë në punë Prokurorinë Kombëtare Anti-Terror në Francë duke vënë në alarm të gjithë territorin për dyshime se ngjarja mund të ketë sfond terrorist.

Presidenti Emmanuel Macron komentoi në Twitter se Franca “nuk do të ndalet së luftuari kundër terrorizmit islamik”.

Kryeministri i Francës, Jean Castex dhe ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shprehën ngushëllime për punonjësen që humbi jetën dhe deklaruan publikisht mbështetjen për forcat e rendit. Ata e konsideruan sulmin “barbar” dhe “burracak”.

Policia u bëri apel qytetarëve të mos përhapin informacione, fotografi, apo pamje nga vendngjarja për të minimizuar përhapjen e panikut.

Sulmi rikthen në vëmendje ngjarjet e mëparshme në rrethinat e Parisit. Pesë vite më parë dy punonjës policie u therën me thikë, ndërsa vitin e shkuar tre punonjës të tjerë u vranë nga një koleg i tyre teksa në një ngjarje tjetër një mësues u vra brutalisht pas një ore mësimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026