“Të heshtë zhurma e armëve”, Papa Françesku: Të fillojnë bisedimet për paqe
Nga lozha qendrore e bazilikës së Vatikanit, Françesku i dha Romës dhe botës mesazhin tradicional të Krishtlindjes, duke kërkuar guximin që “armët të heshtin dhe të kapërcehen ndarjet”.
Papa lutet për fundin e konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Mianmar, Qipro dhe në disa vende të kontinentit amerikan. Në vitin jubilar, i fton besimtarët të mos kenë frikë, sepse mëshira e Zotit “e davarit urrejtjen”
Papa kërkoi që të “hapet dera e negociatave” dhe përmendi nevojën për paqe përfundimtare pas muajsh vuajtjesh dhe konflikti.
“Heshtëshin armët në Ukrainën e munduar! Paçim guximin të hapim derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut e të takimit, për të arritur në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Heshtëshin armët në Lindjen e Mesme! Me sytë e mi të ngulur në djepin e Betlehemit, ia drejtoj mendimet bashkësive të krishtera të Izraelit e të Palestinës, veçanërisht Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë. Pushoftë zjarri, u lirofshin pengjet dhe u ndihmoftë popullata e rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam edhe pranë bashkësisë së krishterë në Liban, veçanërisht në jug, edhe asaj të Sirisë, në këtë çast të brishtë. U hapshin portat e dialogut e të paqes në të gjithë rajonin, copëtuar nga konflikti. E dua të kujtoj këtu edhe popullin libik, duke e inkurajuar të kërkojë rrugëzgjidhje, që i hapin udhën pajtimit kombëtar”.
Papa gjithashtu u fokusua në situatën dramatike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Rripin e Gazës, ku theksoi se “situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë”. Ai bëri apel për dërgimin e ndihmave urgjente dhe një armëpushim të menjëhershëm për të lehtësuar vuajtjet e popullatës, duke kërkuar që “zhurmat e armëve të heshtin”.
LEOXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet