Agjentët e FBI ngrenë padi kundër identifikimit të agjentëve që kanë hetuar Trump

4 Shkurt 2025 | 22:49

Agjentët e FBI-së që morën pjesë në hetimet ndaj Presidentit Donald Trump kanë ngritur një padi kundër përpjekjes së Departamentit të Drejtësisë për të hartuar një listë të punonjësve të përfshirë në këto hetime. Agjentët e FBI-së, që janë pjesë e padisë, druhen se lista mund të jetë një hap drejt shkarkimit të tyre.

Padia, e paraqitur të martën në gjykatën federale në Uashington, kërkon ndalimin e menjëhershëm të planeve të Departamentit të Drejtësisë për të përpiluar një listë të agjentëve që morën pjesë në hetimin e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, si dhe grumbullimin e Trump dhe çështjen e dokumenteve sekrete në shtëpinë e zotit Trump në Florida.

Padia është një përshkallëzim i një mosmarrëveshjeje që shpërtheu të premten pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë se kishte kërkuar nga FBI-ja emrat, zyrat dhe titujt e të gjithë punonjësve të përfshirë në hetimet e 6 janarit 2021 në mënyrë që zyrtarët të vlerësonin nëse ishte i nevojshëm ndonjë një veprim ndaj personelit. Mijëra punonjësve të FBI-së iu kërkua gjithashtu gjatë fundjavës të plotësonin një pyetësori në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në ato hetime, një hap që ata shqetësohen se mund të çojë në pushim nga puna.

Ky lloj kontrolli i punonjësve të karrierës është shumë i pazakontë duke pasur parasysh se agjentët e FBI-së nuk i zgjedhin vetë rastet në të cilat caktohen të punojnë, nuk ndryshojnë historikisht pozicione ose nuk marrin ndonjë lloj disipline për shkak të pjesëmarrjes së tyre në çështje me peshë politike, sepse nuk ka pasur prova për shkelje nga agjentë apo avokatë të FBI-së gjatë punës së tyre hetuese.

Por Presidenti Trump ka qenë prej kohësh i zemëruar me FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë dhe ka bërë thirrje për ndryshime në këtë agjenci federale të zbatimit të ligjit. Ai u hetua si president nga agjentë mbi lidhjet e mundshme midis fushatës së tij të vitit 2016 dhe Rusisë, dhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai u përball me hetime lidhur me dyshimet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe mbajtjen e dokumenteve sekrete. Hetimet mbi përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe mbajtjen e dokumenteve sekrete u mbyllën pasi ai fitoi presidencën në nëntor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026