Varianti indian i COVID-19 është zbuluar në të paktën 7 vende evropiane
Sipas të dhënave të marra të Euronews nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve varianti B.1.617 – i njohur gjithashtu si varianti indian i COVID-19, i cili u zbulua për herë të parë në Azisë Juglindore, ky variant tani është gjetur në shtatë vende të Evropës.
Vendet ku është përhapur ky lloj i virusit janë: Belgjika, Gjermania, Irlanda, Hollanda, Zvicra, ishulli francez i Karaibeve Guadelupa dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në azhurnimin e saj të fundit të përjavshëm të lëshuar të martën, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se të paktën 17 vende, kanë parë infeksione me variantin indian dhe se shumica e mostrave vijnë nga India, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori.
Varianti indian ka nën-linja të shumta, por një nga ato kryesore, i quajtur L452R, është shoqëruar me transmetueshmëri më të lartë dhe rezistencë më të ulët ndaj trajtimit, përfshirë vaksinimin, vuri në dukje OBSH.
India kaloi shifrën e zymtë të 200,000 vdekjeve nga COVID-19 të mërkurën, me më shumë se 3,000 vdekje të raportuara gjatë 24 orëve të mëparshme – një rekord ditor për vendin.
Numri i viktimave është rritur javët e fundit me rreth 44,000 vdekje të regjistruara që nga 1 Marsi.
Situata dramatike është shtuar nga mungesat e furnizimeve mjekësore, duke bërë që shumë vende të tjera të përgatisin dërgesa emergjente.
Në përgjigje të variantit, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë mbyllur kufijtë e tyre për udhëtarët nga india, duke lejuar që vetëm qytetarët dhe banorët e tyre të hyjnë me kërkesa të rrepta karantine pas mbërritjes.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta