“BE-ja, objektiv strategjik”- Erdogan: Evropa s’mund të jetë fuqi globale pa Turqinë

4 Mars 2025 | 09:46

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se siguria e Evropës nuk mund të konceptohet pa përfshirjen e Turqisë, duke e cilësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një prioritet strategjik për vendin e tij.

“Turqia e konsideron procesin e anëtarësimit në BE si një objektiv strategjik, pasi është një pjesë e pandashme e Evropës,” tha Erdogan gjatë një iftari të organizuar me ambasadorët e huaj në Ankara.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e Turqisë në arenën globale, duke argumentuar se “po bëhet gjithnjë e më e pamundur që Evropa të funksionojë si një aktor global pa zënë Turqinë vendin që i takon.”

Në vijim të fjalës së tij, presidenti turk paralajmëroi se Izraeli nuk do të arrijë stabilitetin e kërkuar pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me kufij të përcaktuar sipas vitit 1967 dhe me integritet të plotë territorial.

“Sikur të mos mjaftonin thirrjet për aneksimin e Bregut Perëndimor, ministrat e qeverisë izraelite po luajnë me zjarrin përmes provokimeve që synojnë xhaminë Al-Aksa,” theksoi Erdogan, duke shtuar se kjo është një “vijë e kuqe” për Turqinë.

Presidenti turk gjithashtu ngriti çështjen e përfaqësimit të muslimanëve në proceset vendimmarrëse globale, duke theksuar se ata duhet të kenë një rol më të madh në institucionet ndërkombëtare.

“Muslimanët, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së botës, duhet të përfaqësohen në proceset globale të vendimmarrjes ashtu siç e meritojnë,” tha ai.

Duke iu referuar iniciativës së tij të njohur “Bota është më e madhe se pesë”, Erdogan përsëriti domosdoshmërinë e reformimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar përfshirjen e një vendi islam me të drejtën e vetos.

“Të kesh një vend islam me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është më vetëm një nevojë, por një domosdoshmëri,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026