Administrata e Presidentit Trump shpërbën 2 borde ekspertësh për të dhënat ekonomike
Administrata e Presidentit Donald Trump shpërbëri dy komisione ekspertësh që punonin me qeverinë për të hartuar statistikat ekonomike, vendim që ka mundësi të ndikojnë në cilësinë e të dhënave.
Vendimi i Sekretarit të Departamentit të Tregtisë Howard Lutnick për shpërbërjen e komisioneve hyri në fuqi më 28 shkurt dhe iu komunikua atyre të martën, përmes një e-maili dërguar njërit prej bordeve, Komisionit Federal Këshillëdhënës për Statistikat Ekonomike (FESAC), i cili ndihmonte në hartimin e të dhënave mbi inflacionin, shkallën e papunësisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP).
“Sekretari i Tregtisë ka vendosur se qëllimet për të cilat u formua FESAC-u janë përmbushur dhe komisioni duhet të shpërbëhet, më 28 shkurt, 2025”. Komisioni i dytë – Komisioni Këshillëdhënës në Byronë për Analizat Ekonomike, që jepte këshilla për një kategori tjetër të të dhënave ekonomike – gjithashtu është shpërbërë.
“Ky vendim do të ndikojë në cilësinë e të dhënave ngaqë është parim thelbësor i agjencive federale statistikore që ato vazhdimisht të bëjnë përmirësime dhe të sjellin gjëra të reja”, deklaroi ish anëtarja e FESAC-ut, Erica Groshen. “Pa informacione që ofrohen në vazhdimësi dhe pa këshillat e ekspertëve jashtë agjencive të tyre, do të jetë shumë vështirë për ta që ta bëjnë këtë”.
Departamenti i Tregtisë dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën të martën kërkesës për koment.
Zonja Groshen, e cila është gjithashtu ish komisionere e Byrosë për Statistikat e Punësimit (BLS), tha se FESAC-u përbëhej nga profesorë, ekonomistë nga sektori privat dhe analistët të të dhënave. Komisioni ishte i përqendruar në përmirësimin e vazhdueshëm të të dhënave ekonomike që hartoheshin nga Byroja për Statistikat e Punësimit si dhe nga agjencitë statistikore të Departamentit të Tregtisë, Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë dhe Byrosë për Analiza Ekonomike.
Komisionet kanë ekzistuar të paktën prej dy dekadash.
Shpërbërja e tyre ndodhi disa ditë pasi Sekretari Lutnick tha se do të hiqte shpenzimet qeveritare nga raporti i Prodhimit të Brendshëm Bruto, një veprim që disa ekonomistë thonë se është i pamundur dhe që ka për synim të fshehë ndikimin ekonomik të shkurtimeve të shumta të shpenzimeve dhe shkarkimeve masive nga puna, që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut