Vaksina ‘Pfizer’ për fëmijët, kompania kërkon autorizim që të përdoret për grupmoshën 12-15 vjeç

29 Prill 2021 | 13:21

Kompania prodhuese e vaksinave Pfizer-Biontech pritet të kërkojë aprovim nga Bashkimi Evropian që vaksina e saj të përdoret tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Gjatë muajit mars kompania bëri me dije  se vaksina e saj është provuar të jetë 100% efektive tek kjo grupmoshë.

Provat e fazës 3 që përfshinë 2,260 fëmijë në Shtetet e Bashkuara “demonstruan 100% efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”.

Ekspertët e kompanisë thanë se shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kësaj grupmoshe para vitit të ardhshëm shkollor dhe do të kërkojnë autorizim edhe  nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për të zgjeruar përdorimin e vaksinës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026