Tragjedia në Izrael, të paktën 44 viktima e qindra të plagosur gjatë një festivali
Të paktën 44 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën gjatë një festivali fetar në veri lindje të Izraelit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi ngjarjen një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.
Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë morën pjesë në festival, duke e bërë atë eventin më të madh në Izrael që nga fillimi i pandemisë.
Sipas raportimeve paraprake incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën nga shkallët.
Në vendngjarje mbërritën dhjetëra ambulanca ndërkohë që të plagosurit rëndë u dërguan me helikopterë në spital. Ushtria u shpreh se trupat e kërkim-shpëtimit ishin vendosur gjithashtu në vendin ku zhvillohej festivali me karakter fetar.
Më herët, gjatë ditës, zyrtarët thanë se nuk ishin në gjendje të zbatonin kufizimet e vendosura prej COVID-19 për shkak të turmave, të cilat ishin shumë të mëdha dhe të pamundura për t’u menaxhuar.
Përpara se e gjitha ngjarja tragjike të ndodhte, Policia raportoi se kishte arrestuar dy persona si pasojë e përpjekjes së tyre për të prishur rendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta