Luftë BE-‘Apple’, Brukseli: Kompania amerikane shkel rregullat e konkurrencës
Komisioni Evropian ka hapur një front të ri lufte ndaj ‘Apple’. Brukseli e akuzon kompaninë se ka shkelur rregullat e bllokut, duke manipuluar konkurrencën për transmetimin e muzikës.
‘Apple’ dyshohet se po detyron producentët e muzikës të përdorin sistemin e saj të App Store, që takson 30% komision për anëtarësimet.
Rasti vjen pas një ankese të bërë nga transmetuesi streaming i muzikës, Spotify, por që prek edhe kompani të tjera.
“Jemi të shqetësuar se rregullat e ‘Apple’ ndikojnë negativisht tek rivalët, duke ulur përfitimet e tyre dhe shërbimin që ata ofrojnë kundrejt platformës së ‘Apple’. Kushtet e saj prekin të gjithë ofruesit e muzikës në streaming, që konkurrojnë me muzikën e ‘Apple’, sidomos grupet e vogla si Deezer apo Soundcloud”, shprehet Margrethe Vestager, komisionere e BE për Moshën Digjitale.
Nga ana e saj, kompania amerikane mohon akuzat dhe në një komunikatë për shtyp thotë se ka luajtur një rol madhor në zhvillimin e ‘Spotify’.
“Edhe njëherë, ata duan të gjitha përfitimet nga App Store, por mendojnë se nuk duhet të paguajnë asgjë në këmbim. Argumenti i Komisionit për llogari të ‘Spotify’ bie ndesh me konkurrencën e ndershme”, thuhet në komunikatë.
Për kompaninë suedeze Spotify, kjo është një ditë e madhe.
“Ne jemi pranë krijimit të një terreni të barabartë loje, që është e rëndësishme për të gjithë ekosistemin e producentëve evropianë’, tha ajo në Twitter.
Katër vjet më parë, KE gjobiti ‘Apple’ me 14 miliardë euro për evazion fiskal në Irlandë. Tani, grupi mund të përballet me një gjobë që e detyron të ndryshojë politikat e tij.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta