“Përhapja e terrorit s’do tolerohet”- Erdogan me dorë të hekurt kundër protestuesve
Qeveria turke ka njoftuar në orët e fundit se mbi 1 mijë e 130 persona janë arrestuar në protestat e ditëve të fundit në mbarë vendin.
Përmes një komunikate, ekzekutivi ka akuzuar personat në fjalë se kanë abuzuar me të drejtën për të protestuar dhe ka paralajmëruar se “përhapja e terrorit në rrugë nuk do të tolerohet”.
Protestat nisën kur kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, kundërshtar i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën e kaluar nën akuzën e korrupsionit.
Konkretisht, ai konsiderohet nga autoritetet përgjegjës për krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, marrje ryshfeti, zhvatje dhe manipulim të tenderëve.
Vetë Imamoglu ka deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht, pretendim ky i hedhur poshtë nga Erdogan.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi nuk do të mbahen para vitit 2028, por gara elektorale ka nisur që tani. Të hënën, Imamoglu u konfirmua nga partia e tij si kandidat për kryetar shteti, pas një votimi simbolik.
Arrestimi i tij ka zemëruar qytetarët turq që ndihen të shtypur nga regjimi i presidentit Erdogan.
Vetë kreu i shtetit ka dënuar mbajtjen e protestave dhe ka akuzuar partinë e rivalit të tij se po cënon paqen dhe po polarizon qëndrimin e popullit turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran