Tkurret ekonomia evropiane, në Francë rritje e kufizuar, në Gjermani rënie e fortë

30 Prill 2021 | 20:33

Ekonomia e Eurozonës ka shënuar sërish rënie teksa impakti i pandemisë vazhdon të godasë aktivitetet e saj.

Ekonomitë e vendeve anëtare janë tkurrur për shkak të valës së re të infeksioneve dhe masave kufizuese anti-COVID.

Konkretisht, Eurozona u tkurr me 0.6% në periudhën janar-mars, duke shënuar kontraktimin e dytë rresht; ndërkohë që inflacioni u rrit me 1.6%. Po aq u rrit dhe ekonomia amerikane.

Ndërkohë, sa i takon ekonomive kombëtare, ato që përjetuan një rritje ishin Lituania, Belgjika dhe Franca; ndërsa pësuan rënie Portugalia, Letonia dhe Gjermania.

Në Francë, rritja ekonomike u regjistrua në 3-mujorin e parë të vitit me 0.4%, pas një rënieje të regjistruar në fund të 2020-s.

Ndërsa në Gjermani u verifikua e kundërta, rritja në tremujorin e katërt të 2020-s dhe rënia e fortë prej 1.7% në tremujorin e parë të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026