Anulohet Oktoberfest, gjermanët të dëshpëruar, por mirëkuptues ndaj autoriteteve
Eventi i përvitshëm Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë, nuk do të mbahet për të dytin vit rresht për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Lajmin e bëri të ditur ditën e hënë kryeministri i landit gjerman të Bavarisë.
Oktoberfest tërheq çdo vit në Mynih deri në 6 milionë vizitorë, shumica e të cilëve udhëtojnë nga jashtë vendit.
Njerëzit ulen në tryeza të gjata e të përbashkëta për të shijuar birrën, salsiçet dhe ushqime të tjera, si dhe për të dëgjuar bandat muzikore.
Banorët e Mynihut u shprehën të dëshpëruar për kalimin e një tjetër viti pa festivalin e famshëm, por thanë se i kuptojnë masat.
Banakierët dhe kamerierët, që pritet të humbasin financiarisht, thanë se i kanë varur shpresat e tyre tek viti i ardhshëm.
Për kryeministrin bavarez, Markus Soeder, vendimi ishte i nevojshëm, pasi eventi bartte rreziqe të mëdha për shkak të përmasave të tij dhe situatës aktuale nga coronavirusi.
“Ekziston gjithashtu rreziku që të shohim skena kaotike, pasi në festat klasike të birrës, masa si distancimi social apo mbajtja e maskës nuk mund të imponohen. Prandaj rekomandohet që këtë vit të anulohen festivalet e mëdha”, u shpreh Markus Soeder, kryeministër i landit të Bavarisë.
Gjermania ka vaksinuar mbi 28 për qind të popullsisë së saj. Me vaksinimet që po avancojnë dhe infeksionet që po bien shpresohet që kufizimet e rivendosura në nëntor dhe të përforcuara javën e kaluar të hiqen së shpejti.
Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 1 tetor.
Lexoni gjithashtu:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta