Gazetarët rusë që punuan me Navalny dënohen me 5 vjet burg
Katër gazetarë rusë të akuzuar se kanë punuar me liderin e ndjerë të opozitës Alexei Navalny janë dënuar me nga pesë vjet e gjysmë burg secili.
Gjyqi i Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artem Kriger me akuzën se i përkasin një grupi ekstremist, është mbajtur me dyer të mbyllura në një gjykatë në Moskë që nga tetori. Të katërt i mohuan akuzat.
Prokurorët i akuzuan ata për krijimin e materialeve për kanalin YouTube të Fondacionit Anti-Korrupsion (FBK) të Navalny i cili ishte akuzuar në Rusi si një “agjent i huaj” dhe një organizatë ekstremiste.
Ata kishin kërkuar burgim prej pesë vjet e 11 muaj për secilin nga të pandehurit.
Në një gjykatë në Moskë të martën, katër gazetarët u shpallën fajtorë dhe u dënuan me pesë vjet e gjysmë burg secili.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran