Vetëm 76% e votave për PS, PD-AN dhe LSI u shoqëruan me votë preferenciale

4 Maj 2021 | 22:31

Të dhënat e publikuara në emisionin “Me Pak Fjalë” treguan se shumica e zgjedhësve në Shqipëri parapëlqejnë të votojnë për kandidatët për deputetë megjithatë fuqia e tyre për të ndryshuar renditjen e listës së përcaktuar nga partia mbetet e vogël.

Janë 1 007 265 vota që kanë shkuar për kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit, rreth 72% e totalit. Nga ana tjetër, 384 680 zgjedhës votuan vetëm subjektin pa shprehur preferencë për kandidatët.

Përqindja e lartë e numrit të votave për kandidatët është reflektuar në çdo qark. Në Korçë, Lezhë dhe Shkodër mbi 80% e votuesve kanë zgjedhur edhe një kandidat në lista. Më pak, rreth 60%, kanë qenë në Berat, Durrës dhe Vlorë.

Sa i përket 3 subjekteve kryesore në zgjedhje, PS, PD-AN dhe LSI, rreth 76% e votave që kanë shkuar për to janë shoqëruar edhe me votë preferenciale për kandidatët e tyre në lista.

Por megjithëse dëshira për të votuar kandidatët ka qenë e lartë, në shumë pak raste kjo ka qenë vendimtare për mandatin e deputetëve.

Vetëm 4 kandidatë arritën të thyejnë renditjen e partisë në lista duke marrë mandatin e deputetit megjithëse ishin renditur poshtë pjesës fituese.

Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi të PS në Tiranë, Luçiano Boçi i PD në Elbasan dhe Gramoz Ruçi i PS në Fier arritën të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u ngjitur në pjesën fituese të listës së partisë në qarqet përkatëse.

Ka patur raste kur kandidatë të caktuar nuk kanë marrë mandatin e deputetit megjithëse janë votuar më shumë se ata që kanë marrë mandatin.

Agron Kapllanaj i PD në Fier ka marrë më shumë vota se çdo kandidatë i listës së PD në këtë qark por nuk ka marrë dot mandatin pasi ka qenë i renditur poshtë pjesës fituese dhe nuk mori dot mbi 10 mijë vota.

Një rast i ngjajshëm është edhe ai i Pandeli Majkos në Tiranë. Majko ishte deputeti i shtatë më i votuar i PS në Tiranë por nuk arriti të merrte dot mandatin për të njëjtat arsye si z. Kapllanaj.

Nga 140 deputetët më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, 36 nuk kanë fituar mandat deputeti, rreth 26%.

Kjo ka bërë që sistemi të prodhojë ‘super’ deputetë me mbi 10 mijë vota, të cilët janë 17 në total. Por nga ana tjetër kemi edhe 10 deputetë të cilët kanë marrë nën 2 mijë vota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021