Tensionet mes Brukselit dhe Pekinit, BE pezullon ratifikimin e marrëveshjes për investime me Kinën
Bashkimi Europian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar një marrëveshje investimi me Kinën për shkak të tensioneve midis Brukselit dhe Pekinit.
Marrëveshja u arrit në parim dhjetorin e kaluar, por ende nuk kishte marrë miratimin e nevojshëm nga institucionet e BE-së, të tilla si Parlamenti Evropian.
“Tani për tani […] kemi pezulluar disa përpjekje të ndërgjegjësimit politik nga ana e Komisionit sepse është e qartë se, në situatën aktuale, me sanksionet e BE-së kundër Kinës dhe kundër-sanksioneve kineze, përfshirë këtu kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian, mjedisi nuk është i favorshëm për ratifikimin e marrëveshjes”, i tha Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian, agjencisë franceze të lajmeve AFP.
“Ne nuk mund të injorojmë kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve midis BE dhe Kinës. Në çdo rast, arsyet themelore të marrëveshjes […] janë ende shumë të pranishme, ekziston gjithmonë një asimetri në marrëdhëniet [me Kinën]. Kjo marrëveshje do të na ndihmonte të zgjidhim këtë asimetri”, u shpreh ai më tej.
E ardhmja e marrëveshjes është hedhur tashmë në dyshim pas një ballafaqimi të fundit diplomatik midis Brukselit dhe Pekinit.
Në muajin mars, Bashkimi Evropian vendosi sanksionet e para kundër Kinës në më shumë se 30 vjet. Masat e hartuara në koordinim me aleatët perëndimorë, synonin katër zyrtarë kinezë dhe një njësi ekonomike që besohet të jetë përfshirë në shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të pakicës Uyghur Muslin.
Ministria e Jashtme kineze reagoi me shpejtësi, duke sanksinuar mbi dhjetë individë evropianë, përfshirë pesë anëtarë të Parlamentit Evropian dhe katër njësi, mes të cilave ishte nënkomiteti i Parlamentit Evropian për të drejtat e njeriut.
Pekini gjithashtu renditi në listën e zezë zyrtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kanada. Në total, më shumë se 30 individë dhe subjekte u sanksionuan.
Lexoni gjithashtu:
Fushata e vaksinimit në Evropë, BE kthen sytë nga vaksinat kineze
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta