Objektivi i ri i Biden: 70% e amerikanëve, të vaksinuar brenda 4 korrikut
Presidenti Joe Biden njoftoi të martën qëllimin për të vaksinuar të paktën me një dozë 70 për qind të amerikanëve të rritur brenda datës 4 korrik, që është dhe dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në një konferencë shtypi, Biden u bëri thirrje të rinjve në të njëzetat dhe të tridhjetat që të marrin injeksionin.
“Synimi ynë deri më 4 korrik është të kemi 70% të amerikanëve të rritur të vaksinuar të paktën njëherë dhe 160 milionë amerikanë të vaksinuar plotësisht. Kjo do të thotë t’i afrohemi kuotës së 100 milionë vaksinimeve, disa për herë të parë dhe disa për herë të dytë, brenda 60 ditëve”, u shpreh Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan, që e ka kthyer luftën kundër COVID një prioritet kyç të administratës së tij, më parë e kishte vendosur 4 korrikun si një datë kur amerikanët të mund të mblidheshin në grupe të vogla për të sinjalizuar kthimin në normalitet nga pandemia.
Objektivi i ri i Biden vjen teksa kabineti i tij po përballet me një presion në rritje, por jo të papritur, për të siguruar vaksinimin e personave që hezitojnë të injektohen.
Lexoni gjithashtu:
Demokracia e Amerikës po rritet përsëri, deklaron Biden në fjalimin e parë në Kongres
Samiti i klimës, objektivi i Biden: 50% emetime më pak brenda 2030-s
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta