Delegacioni indian pozitiv me COVID-19, vetëizolohet ministri i Jashtëm i Indisë

5 Maj 2021 | 19:25

Delagacioni indian i ftuar në takimet e G7, që po zhvillohen në Londër është vetëkarantinuar, pasi 2 anëtarë testuan pozitiv me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë britanike, i cili u shpreh se pas testimit të përditshëm që i nënshtrohen pjesëmarrësit, dy anëtarë nga delegacioni indian prej 7 vetash, rezultuan të prekur me COVID-19.

Ministri i Jashtën i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar po qëndron në Londër për samitin e G7, megjithëse India nuk është anëtare e bllokut që përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

“Mbrëmjen e djeshme m’u bë e ditur për ekspozimin e mundshëm ndaj rasteve pozitive të COVID”, shkroi më herët në Twitter Subrahmanyam Jaishankar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026