Mbretëria e Bashkuar i jep statusin e plotë diplomatik ambasadorit të BE-së

6 Maj 2021 | 08:30

Britania e Madhe i ka dhënë status të plotë diplomatik ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, në një përmbysje të politikës që zgjidh një nga mosmarrëveshjet që kanë tensionuar marrëdhëniet midis të dy palëve që nga Brexit.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, Sekretari i Jashtëm Britanik, Dominic Raab dhe diplomati i lartë i BE, Josep Borrell, thanë se ata kishin arritur një marrëveshje që ishte “bazuar në vullnetin e mirë dhe pragmatizmin”.

Sipas të ashtuquajturës “Marrëveshje Themelimi për Delegacionin e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar”, ambasadori i BE-së në Londër tani do të ketë një status.

Stafi i BE do të ketë gjithashtu të njëjtat privilegje që kanë delegacionet e tjera në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimet sjellin fundin e marrëdhënieve të acaruara që kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE në fillim të vitit 2020.

Mbretëria e Bashkuar kishte kërkuar të justifikonte vendimin e saj për të mos dhënë status të plotë diplomatik João Vale de Almeida, ambasadori i parë i bllokut në Londër, me arsyetimin se BE nuk është një shtet edhe pse vendet e tjera i japin asaj letra kredenciale të barasvlershme.

Lexoni gjithashtu:

BE kundër Britanisë së Madhe, nismë ligjore ndaj Londrës: Nuk zbaton Brexit

Tregtia Britani-BE, rënie rekord në muajin e parë pas Brexit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026