Akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, komediani britanik lihet në liri me kusht
Aktori dhe komediani britanik Russell Brand u la në lirim me kusht nga një gjykatë në Londër këtë të premte, pasi u paraqit para tij për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual që përfshinin katër gra.
Brand, 49 vjeç, nuk u deklarua fajtor. Ai edhe më parë i mohoi akuzat e bëra kundër tij.
Brand u rrethua nga fotografë ndërsa mbërriti në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për seancën e tij të parë dëgjimore që kur u akuzua muajin e kaluar për nga një akuzë për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe përdhunim oral, si dhe dy akuza për sulm seksual.
Kryemagjistrati Paul Goldspring i tha Brandit të paraqitej në Gjykatën Qendrore Penale, e njohur zakonisht si Old Bailey, në Londrën qendrore më 30 maj dhe i dha lirimin me kusht që ta informonte gjykatën se ku po qëndron, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA.
Brand aktualisht jeton në Florida, por është i detyruar të marrë pjesë në të gjitha paraqitjet e ardhshme gjyqësore. Nëse nuk i përmbahet kushteve, ai përballet me paraburgim.
LEXONI GJITHASHTU:
BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
“Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor