Apeli i G7-s: Të avancohet procesi i integrimit me Shqipërinë
Ministrat e Jashtëm të grupimit G7 dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, të mbledhur në Londër shprehën mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Qëndrimi i shefave të diplomacive të vendeve më të industrializuara në botë u shpreh përmes një deklarate të përbashkët, ku nxitën përpjekjet për progres të mëtejshëm dhe bashkëpunim më të mirë rajonal.
Ndër të tjera, ministrat përjashtuan kategorikisht çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
“Çdo spekulim për ndryshim kufijsh në vija etnike nuk përbën zgjidhje të sfidave që ka përballë rajoni,” – u shprehën ministrat, të cilët vlerësuan se çdo iniciativë e tillë përbën një kërcënim ndaj sigurisë rajonale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta