A po kërkon Danimarka të dërgojë refugjatët në Ruanda?

7 Maj 2021 | 09:24

Zyrtarët danez janë përpjekur të qetësojnë zërat që pretendojnë për një marrëveshje të mundshme me Ruandën për strehimin e refugjatëve në kombin e Afrikës lindore.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Danimarkës publikoi një “Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në çështje azili dhe migracioni” të firmosur gjatë një vizitë të ministrit danez të Emigracionit Mattias Tesfaye në Ruanda javën e shkuar.

Megjithëse dokumenti nuk përcakton plane të qarta që Ruanda të strehojë refugjatë për Danimarkën, terminologjia e përdorur ka sjellë shqetësime se marrëveshja mund të çelë derën për të marrë pikërisht këtë rrugëtim.

Në memorandum, të dyja shtetet dënojnë sistemin e azilit aktual, duke e cilësuar si të “padrejtë e jo etik” i strukturuar për të nxitur “fëmijë, gra e burra për të ndërmarrë rrugë të rrezikshme, ndërsa trafikantët po fitojnë shuma të mëdha”.

“Ka një nevojë për të gjetur mënyra të reja për të adresuar sfidat e migrimit duke promovuar një sistem azilesh më të drejtë dhe human bazuar në një qasje më  gjithëpërfshirëse”, shkruhet në memorandum.

Teksa përmend se kjo qasje do të përfshijë adresimin e arsyeve kryesore të migracionit të pa dokumentacione të rregullta, mbrojtje e refugjatëve nga zonat e konfliktit dhe rritjen e ndihmave për “të pritur kombet, vendet e origjinës dhe tranzitore”, gjithashtu thekson se “vizioni i qeverisë daneze është që procesi i aplikimeve për azil duhet të ndodhë jashtë BE në mënyrë që të shpërbëjë e strukturave negative në sistemin aktual të azilkërkuesve”.

Kjo fjali, e kombinuar dhe me deklaratat e mëparshme të qeverisë për “të lëvizur aplikacionet jashtë BE” ka shqetësuar organizatën Amnesty International e cila është shprehur se “largimi i përgjegjësisë

“Ideja që vendet e pasura mund të blejnë rrugëdaljen e tyre ndaj detyrimeve ndërkombëtare, duke iu hequr të drejtën personave që kërkesa e tyre as mos të merret parasysh në Danimarkë”, është shumë shqetësuese”, tha Nils Muiznieks, drejtori i Amnesty International për Europën.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026