1.8 miliardë doza vaksinash, BE nënshkruan kontratën me “Pfizer-BioNTech”

8 Maj 2021 | 18:34

Bashkimi Evropian ra dakord të shtunën për një zgjatje të kontratës me kompaninë “Pfizer-BioNTech” për 1.8 miliardë doza vaksinash anti-COVID deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen popstoi në Twitter lajmin, duke saktësuar se në kontratën e nënshkruar 900 milionë doza janë të garantuara, ndërsa 900 milionë të tjera do të jenë opsionale.

Kontrata e re, që ka mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së, do të sjellë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por dhe do të sigurojë që përbërësit kryesorë të saj të vijnë nga vetë vendet e bllokut.

Njoftimi i së shtunës tregon besimin që Unioni ka në teknologjinë e përdorur nga kompania “Pfizer-BioNTech”, që është ndryshe nga ajo e “AstraZeneca”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026