Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës për korrupsion të dyshuar

1 Qershor 2025 | 09:00

Policia turke arrestoi sot 30 persona me akuza për korrupsion, përfshirë një ish-ligjvënës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës dhe kryetarët e bashkive të tre distrikteve të Stambollit të drejtuara nga CHP.

Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se arrestimet ishin pjesë e katër hetimeve të ndara për korrupsion që dyshohet se përfshinin Bashkinë e Stambollit.

Kjo përfaqëson valën e pestë të përballjeve ligjore me administratën e Stambollit që nga 19 marsi, kur kryebashkiaku Ekrem Imamoglu u arrestua me akuza për korrupsion.

Arrestimi i Imamoglut, i cili konsiderohet rivali më i madh i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkaktoi demonstrata të mëdha, duke kërkuar lirimin e kryetarit të bashkisë dhe liri më të mëdha demokratike në vend, raporton Reuters.

Opozita dhe mbështetësit e saj pretendojnë se arrestimi i Imamoglu-t dhe arrestimi i mëvonshëm i dhjetëra të tjerëve nga CHP-ja, ishin të motivuara politikisht.

“Këtë herë grushti i shtetit nuk erdhi me çizme dhe tanke, por me uniforma prokurorësh”, tha kryetari i CHP-së, Ozgur Ozel, para një turme mbështetësish në qytetin veriperëndimor të Duzze-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, shënjestër oligarku ukrainas. Mbetet i plagosur rëndë së bashku me gruan dhe djalin e tij

Vadim Ermolaev, i cili ndodhet në listën e sanksioneve të Ukrainës, pësoi plagë që i rrezikojnë jetën pas një shpërthimi në një ndërtesë banimi rreth...
09:20 | 30/06/2026

Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
09:14 | 30/06/2026

Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj

Toka dridhet ndërsa tanket gjermane Leopard qëllojnë drejt objektivave të tyre, dronët fluturojnë sipër kokës dhe helikopterët Tiger ulërijnë ulët në zonën e stërvitjes. Më...
09:02 | 30/06/2026