Josep Borrell: Qasja e BE-së për integrimin nuk ndryshon
Pasi përfundoi takimin me ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Europian lidhur me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell u shpreh se qëndrimi i bllokut ndaj integrimit të rajonit nuk ka ndryshuar.
“Nuk mund t’ju flas për hapjen e kapitujve të negociatave. Ka pasur lajme për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit, por qasja jonë mbetet e njëjta” u shpreh Borrell.
Ai njoftoi se i ka ftuar udhëheqësit e vendeve të rajonit të vizitojnë Brukselin javën e ardhshme, për të diskutuar situatën politike në Ballkanin Perëndimor.
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, në një intervistë të dhënë për Euronews e la të hapur mundësinë, që Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse kjo e fundit nuk arrin të kapërcejë veton e Bullgarisë.
“Kam shpresë se ne do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në Qershor të këtij viti. Nëse, përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë, nëse jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të arrijnë një zgjidhje të përbashkët, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë, dhe do të na duhet ta konsiderojmë atë pyetje. Mund të jetë një opsion, po”, tha mes tjerash Varhelyi.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria mund të ndahet nga RMV për negociatat, konfirmon Komisioneri Varhelyi
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta