Mbrojtja e kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar, mbretëresha Elisabeth lajmëron masat e reja

12 Maj 2021 | 12:21

Mbretëresha Elizabeth ka bërë me dije një sërë politikash të reja për mirëqenien e kafshëve në fjalimin e saj të 67-të parlamentar.

Mbretëresha ishte në praninë e anëtarëve të ndryshëm të Parlamentit në Dhomën e Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, në daljen e saj të parë publike që nga varrimi i Princit Philip.

Ndërsa masat e rimëkëmbjes nga pandemia mbetën fokusi i tridhjetë ligjeve të reja, aktivistët e të drejtave të kafshëve ishin optimistë se mbretëresha do të shpallte politika të reja për mbrojtjen e kafshëve.

Fjalimi erdhi pas disa zotimeve të paplotësuara për të drejtat e kafshëve nga manifesti i kryeministrit Boris Johnson

Mbretëresha Elisabeth konfirmoi se ligjet e reja do të “sigurohen që Mbretëria e Bashkuar të ketë dhe promovojë standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve”.

Qeveria vendosi të fusë në legjislacion

  • Njohjen e ndjeshmërisë së kafshëve pas Brexit
  • Ndalimin e eksportimit të kafshëve të gjalla për therje
  • Rritjen e dënimit maksimal për mizori ndaj kafshëve në pesë vjet dhe/ose një gjobë të pakufizuar

Ndjeshmëria e kafshëve

Që nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian nuk është kryer asnjë dispozitë që njeh ndjeshmërinë e kafshëve (pranimi që kafshët mund të ndiejnë emocione dhe duhet të mbrohen nga dhimbja, dëmtimi dhe sëmundja).

Diçka e tillë është e pranuar në Traktatin e Lisbonës në vitin 2009 i cili thotë se kafshët nuk duhet të trajtohen si “mallra” dhe “duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë mirëqenies së tyre“.

Ish-kryeministrja e Britanisë, Theresa May vendosi të mos mbajë këtë masë legjislative si pjesë të negociatave të kryeministrave të saj për Brexit. Që atëherë ka pasur tre përpjekje për ta kthyer çështjen në rendin e ditës, por pa rezultat.

Ndalimi i eksportit për therje

Sekretari i mjedisit, George Eustice ka thënë më parë se një ndalim i dërgimit të kafshëve jashtë për therje mund të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti. Para Brexit, Gjykata e Lartë kishte parandaluar historikisht avancimin e këtij legjislacioni, duke përmendur shkeljen e rregullave të BE-së për tregtinë e lirë.

Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA) ka vlerësuar një zhvillim të këtij lloji, duke e quajtur atë “një arritje historike për mirëqenien e kafshëve“.

Dënimi për mizori ndaj kafshëve

Projektligjit për Mirëqenien e Kafshëve i është dhënë miratimi i Mbretëreshës për t’u bërë masa e parë e madhe e sigurisë së kafshëve në politikën e Mbretërisë së Bashkuar që nga Akti i Mirëqenies së Kafshëve në vitin 2006.

Në vitin 2020 RSPCA hetoi pothuajse 100,000 raste individuale të mizorisë ndaj kafshëve në MB. Pak më shumë se 1.000 dënime janë siguruar për këto vepra penale çdo vit.

Ligjet e reja do ta mbështesin dënimin e personave që kryejnë mizori me kafshet deri në pesë vjet me potencialin për të zbatuar dënime të pakufizuara për shkelësit e ligjit.

Projekt-ligji pritet të hyjë në fuqi në qershor 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026