Mjekja shqiptare në Gjermani thotë: Karantinë e detyrueshme për qytetarët e Kosovës dhe RMV-së

13 Maj 2021 | 10:17

Mjekja Aurora Meta-Dollenberg tha për Euronews Albania se Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve të rrezikuara me COVID-19, kështu që për qytetarët që do të vizitojnë Gjermaninë nuk do të vendoset karantinë.

“Karantina për të gjithë ata të cilët e kanë kaluar COVID ose që kanë bërë vaksinën, është hequr në mënyrë definitive. Ne jemi në kushtet që po e lehtësojmë karantinën dhe këtu përkon ajo fjala e ditës ‘pasaporta e vaksinës’. Ata që nuk e kanë duhet të përdorin testin e PCR-së për vërtetim,” – u shpreh mjekja.

Meta-Dollenberg sqaroi se ende nuk është marrë një vendim nga EMA sa i takon vaksinës kineze dhe asaj ruse, por shtoi gjithashtu se tendenca e Bashkimit Europian është që t’iK certifikojë dhe këto dy vaksina.

Për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ku incidenca e infektimeve është ende e lartë, vlen karantina dy-javore pas hyrjes në Gjermani.

Mjekja u shpreh se karantina për këta qytetarë është detyrim edhe pse janë negativ dhe pas 14 ditësh përsërisin testin e PCR-së në Qendrën e Shëndetit Publik para se të vijojnë vizitën e tyre në shtetin Gjerman.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026