Danimarka merr presidencën e BE-së: Prioritet mbrojtja dhe zgjerimi
Danimarka ka marrë zyrtarisht presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, duke e trashëguar këtë rol nga Polonia. Gjatë mandatit të saj, që zgjat deri më 31 dhjetor 2025, Danimarka pritet të fokusohet në një sërë çështjesh kyçe për të ardhmen e bllokut, përfshirë mbrojtjen, konkurrueshmërinë, tranzicionin e gjelbër, migracionin dhe zgjerimin e BE-së.
Nën sloganin “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, presidenca daneze synon të luajë një rol vendimtar në drejtimin e axhendës evropiane në një periudhë sfiduese për kontinentin, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe ekonomik.
Në plan të parë, Kopenhaga do të punojë për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së në fushën e mbrojtjes, një temë që ka marrë rëndësi të veçantë pas zhvillimeve të fundit globale. Po ashtu, pritet të intensifikohen përpjekjet për të rritur konkurrueshmërinë e tregjeve evropiane, në një kohë kur rivaliteti me ekonomitë kryesore botërore është në rritje.
Një tjetër shtyllë e presidencës daneze është avancimi i tranzicionit të gjelbër, me synimin për të mbështetur objektivin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050. Gjithashtu, Danimarka do të adresojë sfidat e migracionit të parregullt, si dhe do të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën.
Presidenca daneze do t’i dorëzojë stafetën më 1 janar 2026 Administratës greko-qipriote të Qipros Jugore (GCASC), e cila do të marrë drejtimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta