Jo maska për të vaksinuarit, tjetër hap i ndërmarrë në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë e më pranë rikthimit në normalitet.
Qendrat Për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan udhëzimet për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, duke i lejuar ata të mos mbajnë më maska në turma të mëdha njerëzish apo edhe në mjediset e brendshme.
“Kushdo që është vaksinuar plotësisht mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme, të mëdha ose të vogla, pa mbajtur maskë ose distancim fizik”, thotë dr. Rochelle Walensky.
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje njerëzve të vijojnë të vaksinohen. Lodhja nga pandemia mund të jetë një nxitje e madhe për ta bërë këtë.
“Vaksinohuni ose mbani një maskë derisa të injektoheni. Mbani maskë, vaksinohuni”, është shprehur presidenti Biden.
“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar dhe mund të hiqni maskën, ju keni fituar të drejtën për të bërë diçka që Amerikanët janë të njohur për të gjithë botën. Përshëndetja e të tjerëve me një buzëqeshje”.
Fushata e shpejtë e vaksinimit të vendit ka dhënë rezultat, rastet e virusit në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, vdekjet janë në pikën më të ulët që nga prilli i kaluar dhe shkalla e rasteve pozitive është në pikën më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani rreth 154 milionë amerikanë, më shumë se 46% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 117 milionë janë vaksinuar plotësisht.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta