“Mori vajzat që punonin për mua”, Trump tregon pse i ndërpreu lidhjet me Epstein
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se i ndërpreu marrëdhëniet me Jeffrey Epstein pasi ky i fundit rekrutoi vajza të reja që punonin në resortin e tij privat, Mar-a-Lago.
Trump nënvizoi se Epstein ishte përjashtuar nga resorti i tij dy dekada më parë për shkak të këtij incidenti.
“Epstein mori punonjëse nga spa-ja ime. I thashë të mos e bënte më dhe që nga ai moment gjithçka përfundoi,” u shpreh Trump për gazetarët gjatë kthimit nga Skocia.
Ai shtoi se mes tyre kishte pasur një përplasje për këtë arsye, përfshirë rastin e Virginia Giuffre, një nga akuzueset më të njohura të Epstein, e cila kishte punuar në Mar-a-Lago në moshën 16-vjeçare ndërsa ndërroi jetë këtë vit në Australi, në rrethana të cilësuara si vetëvrasje.
Ai shprehu shqetësim për rikthimin e interesit ndaj çështjes, duke e quajtur atë një “mashtrim” dhe u shpreh i zhgënjyer që ende përflitet pas vdekjes së Epstein.
Komentet e Trump erdhën në një kohë kur administrata e tij po përballet me kritika për mungesën e transparencës mbi dokumentet e hetimit për Epstein.
Ai ka mohuar çdo përfshirje dhe ka paditur një gazetë për shpifje, ndërsa ka deklaruar se nuk ka në plan të falë Maxwell-in.
Ndërkohë, Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein-it, do të dëshmojë më 11 gusht në Kongres. Ajo po vuan një dënim me 20 vjet burg për përfshirjen në abuzime seksuale me vajza të mitura. Maxwell ka kërkuar imunitet përpara dëshmisë së saj, por kjo është refuzuar nga komisioni hetimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut