Orët e tepërta të punës rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru
Sipas një studimi, të punuarit më shumë se 55 orë në javë rrit ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru si edhe të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thanë se ky studim përmban analizën e parë që është bërë në rang global mbi ndikimin e orëve të tepërta të punës në shëndetin e njeriut si edhe në raportin me vdekjet.
Studimi vlerëson në vitin 2016, 745,000 vdekje në të gjithë botën janë shkaktuar për shkak të orëve të zgjatura të punës.
Krahasuar me personat që punojnë 35 deri në 40 orë në javë, ata që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës të paktën me 17%. E njëjta gjë vlen edhe për rrezikun ndaj goditjeve në tru, ku personat që punojnë më shumë se 55 orë në janë 35% më të rrezikuar ndaj goditjeve në tru sesa personat që punojnë 34-40 orë në javë.
Studiuesit zbuluan se në vitin 2016, 9% e popullsisë globale punonte të paktën 55 orë në javë dhe kjo përqindje është ende në rritje.
Nga viti 2000 deri në 2016, në terma relativë, përqindja e popullsisë që punon me orë të gjata është rritur me 9%.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)