Vjedhja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë bien në pranga
Katër adoleshentë janë arrestuar për grabitjen e shtëpisë së Brad Pitt. Mendohet se të dyshuarit qëndrojnë pas disa “grabitjeve të të famshmëve” duke shënjestruar shtëpitë e aktorëve dhe sportistëve.
Katër djemtë nga të cilët dy janë 18 vjeç, njëri 17 dhe tjetri 16, janë anëtarë të një bande kriminale dhe gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, u gjetën sende të vjedhura.
Shtëpia e Pitt, në Los Angeles, u plaçkit ndërsa aktori ishte në një turne promovues për filmin e tij më të fundit.
Katër të dyshuarit u ndoqën gjatë javës së shkuar dhe u arrestuan me akuza për grabitje. Policia nuk ka dhënë sqarime për sendet që janë gjetur gjatë kontrollit të shtëpive të tyre.
Sipas policisë, grabitësit si ky grup janë bërë të zgjuar duke vendosur kamera në vazot e luleve apo në rrugët pranë shtëpive për të vëzhguar rutinën e viktimës. Ata kishin përdorur bllokues sinjali për kamerat e sigurisë dhe të alarmit që mund të sinjalizojnë pronarët apo policinë.
Policia theksoi se të famshmit dhe sportistët janë shënjestra më të lehta pasi daljet e tyre publike dhe ndeshjet publikohen online.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut